Ramiqi: Protestat më nuk kryejnë punë për terrorin ndaj myslimanëve në Kosovë

Anëtari i partisë islamike LISBA, Fuad Ramiqi thotë se nuk do të rrijë duarkryq përpara arrestimeve të prijësve fetar në Kosovë.

Lajme

04/09/2014 20:23

Duke komentuar marrjen në pyetje të hoxhë Shefqet Krasniqit nga Prokuoria e Kosovës, Ramiqi ka thënë se pushteti në Kosovë është diktatorial dhe se këto veprime ndaj myslimanëve nuk janë parë më parë.

“Po vazhdon terrori shtetëror ndaj myslimanëve në veçanti por dhe ndaj prijësve tonë fetar, që është një dukuri që nuk mund të imagjinohet që mund të ndodhë brenda popullit shqiptar, mirëpo diktaturat e egra e kanë dëshmuar që mund të ndodhë gjithçka dhe kjo po i përngjanë një vendi me diktaturën më të egër që ka ndodhur në historinë e popullit”, ka thënë Ramiqi për KTV.

Ramiqi ka shtuar se protestat më nuk do të kryejnë punë por se për veprimet që do të ndërrmarr LISBA, do të vendoset në ditët në vijim.

“Sigurisht që do të marrim hapa në ditët në vijim po duhet ta kemi të qartë një herë se pse dhe me çfarë arsye janë bërë këto gjëra dhe deri ku do të shkon ky pushtet diktatorial me këto zhvillime që janë duke ndodhur në Kosovë”.

“Nuk është çështje më e protestave dhe nuk është çështje më vetëm e Lëvizjes Islame por është e krejt popullatës të Kosovës”, ka deklaruar Rami