Ramë Vataj për Suharekën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Suharekës, Ramë Vataj, është personi më bindës për ta udhëhequr Komunën e Suharekës gjatë mandatit të ardhshëm.

Opinion

24/10/2013 22:30

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (www.d4d-ks.org).

Nisma përkrahet nga Mbretëria e Holandës.

Editoriali nuk reflekon qëndrimet e lajmi.net.

[/infobox]

VATAJ PËR SUHAREKËN

Gara mes kandidatëve pёr kryetar tё komunës sё Suharekёs është shumë e ngushtë. Asnjë nga kandidatёt nuk ishin nё gjendje tё shpalosin programe  të elaboruara mirë apo t’i prezantojnë argumentet nё mёnyrё bindёse. Pasi asnjё nga kandidatёt nuk u tregua mjaft bindёs, analistët dhe gazetarët e mbledhur për të vlerësuar ofertën patën punë të vështirë që të pёrcaktohen pёr njёrin kandidat pёr kryetar tё komunёs. Pati hezitime për secilin nga kandidatët që kërkoi një peshim të kujdesshëm të cilësive të tyre.

Përveç vlerësimit të debateve televizive, analistët patën në dispozicion edhe një numër raportesh dhe dokumente tjera si burim komplementar për të vlerësuar qeverisjen e deritanishme dhe ofertën e kandidatëve tjerë. Si rezultat i këtyre hapave, grupi renditi epërsitë dhe dobësitë për secilin kandidat, që paraqiten veçantë gjithashtu në këtë artikull.

Asnjёri nga kandidatët nuk arriti tё prezantojë qartë dhe saktë se çfarё do tё ndёrmarrё konkretisht, nё kuadёr tё kompetencave qё ka komuna, qё tё ndryshojё pёr tё mirё jetёn e qytetarёve tё komunёs. Prezantimet e programeve ishin mё tepёr identifikim i problemeve qё ka komuna dhe listё e dёshirave pёr atё se çfarё duhet bёrё, pa elaborim konkret tё vizionit pёr komunёn.