Ramë Vataj i PDK’së mbron Rektorin Gashi

Grupi Parlamentar i PDK’së në Kuvend të Kosovës ka reaguar ndaj gjendjes së rëndë në UP. Deputeti Ramë Vataj ka mbrojtur Rektorin Gashi duke thënë se revista në të cilën i ka publikuar punimet ai s’mund të quhet korruptive.

Lajme

30/01/2014 12:19

Partia Demokratike e Kosovës dhe Grupi i saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës kanë reaguar sot kundrejt gjendjes së rënduar në Universitetin e Prishtinës, duke thënë se mirëpresin përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Deputeti Ramë Vataj tha se ndaj kësaj gjendje në UP s’mund të rrihet indiferent.

“Është rënduar shumë këto ditët e fundit kur një grup i studentëve kanë bllokuar hyrjen e rektoratit të UP’së, duke kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi”.

“Të gjithë jemi dëshmitar të gjendjes së rënduar në UP ndaj të cilët nuk mund të jemi indiferent”.

Ai tha se deri te kjo gjendja ka ardhur pas bllokimit të hyrjes së Rektoratit nga një grup i studentëve që po kërkojnë dorëheqjen e Rektorit, me ç’rast policia është detyruar që të ndërhyjë.

“Deri te kjo situatë kemi ardhur pas prononcimeve të profesorëve, punëtor të UP’së të cilët kanë dhënë vlerësime rreth avancimit të disa profesorëve të UP’së në mesin e tyre edhe të rektorit Gashi në mënyrë të jashtëligjshme duke botuar publikime në disa revista sipas tyre, korruptive”.

“Ne si Grup Parlamentar e mirëpresim në çdo kohë debatin i cili ka për qëllim të vetin përmirësimin e cilësisë së një institucionit të arsimit të lartë, aq më tepër kur është fjala edhe për personat udhëheqës në UP”.

Për revistën Indiane në të cilën i ka publikuar Rektori Gashi punimet e tij, deputeti Vataj ka thënë se kjo revistë nuk mund të quhet korruptive e as e paligjshme.

“Kësaj situate të krijuar i kanë ndihmuar mjaft shumë disa gazetaret dhe portale të cilat nganjëherë në mënyrë jokompetente dhe të pa argumentuar mirë kanë shkaktuar huti në opinionin e gjerë.

“Pranimi dhe avancimi i stafit akademik kalon nëpër disa filtra duke filluar prej departamentit, komisionit recensues, këshillit të fakultetit, këshillit të studimeve dhe në fund senatit. Kështu që mendojmë se heqja e titullit të një kandidati i cili mund të dyshohet për arritje të pamerituar duhet të kaloj përmes këtyre filtrave e assesi nga opinionet e dhëna nga njerëz jokompetent dhe që nuk janë të fushës së caktuar”.

Revistat në fjalë nuk mund të quhen korruptive, sepse kjo revistë ka bord Editorial, andaj nuk mund të quhet korruptive dhe as të paligjshme”.

“Në bazë të statusit janë të rregulluara qartë avancimet akademike. Pranimi dhe avancimi i stafit akademik kalon në disa filtra. Kështu që, heqja e titullit që dyshohet për avancim të pamerituar kërkojmë që të kalojë në disa filtra”.

“PDK është për një punë transparente në të gjitha institucioneve, jemi që të hetohen se a ka plagjiaturë në veprat e tyre si dhe çdo veprim të sanksionohet për veprat e tyre”.

“Jemi për një debat parlamentar dhe padyshim që PDK do të jep kontributin e vet të çmueshëm në këtë drejtim”.