Ramë Lahaj pritet në takim nga ministri Gent Cakaj

Gent Cakaj është takuar me Ramë Lahajn.

ShowBiz

04/06/2020 12:31

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj është pritur në takim nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, shrkuan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga vetë ministri Cakaj i cili ka publikuar në rrjete sociale foto nga ky takim.

Ai po ashtu tregon se me Lahajn kanë biseduar për artin, kulturën, historinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë ????! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/CA-IbwVlk60/?utm_source=ig_embed

Ndërsa Lahaj e ka publikuar po ashtu foton me Cakajn dhe pranë postimit ka treguar se Gentin e ka mik shumë të mirë.

““Me mikun e çmuar Gent Cakaj”, shkruan Lahaj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBAb0ErIC42/?utm_source=ig_embed