Ramë Lahaj me performancë nga shtëpia, përmend situatën në vend

Ramë Lahaj vendosi që të këndojë për fansat e muzikës së tij.

ShowBiz

26/03/2020 20:05

Tenori Ramë Lahaj bashkë me disa miq të tij, realizoi performancë nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Lahaj publikoi videon, ku shfaqet bashkë me tre miqtë e tij duke kënduar, përcjellë me instrumente muzikore.

Ai thotë se në atë që e quan ditë zie për politikën kosovare, vendosi të këndojë me kolegët  tij.

Tenori bën thirrje për të qëndruar në shtëpi, ndërsa thotë se jemi të bashkuar me mërgatën më shumë se kurrë.

“Asgjë nuk mund të na ndalojë nga të luajturit bashkë!

Në këtë ditë zie për politikën kosovare, kam vendosë të këndoj bashkë me kolegët e mi në Kosovë, marrë parasysh që ‘vaji i burrit është kënga’ e njëkohësisht t’ju tregojme se pavarësisht largësisë në mërgatë, e ju në Kosovë, jemi të bashkuar e më të unifikuar se kurrë. Rri n’shpi derisa të kalojmë edhe këtë fortunë, rri n’shpi e bëjë kujdes më shumë se kurrë sepse pas gjithë kësaj do të kemi punë edhe më të madhe që t’ua tregojmë vendin atyre që dje na e vranë shpresën me thikë pas shpine.
A e dini, ohh të mjerë se ju urrejmë me gjithë qenien?”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-NQgwsljHA/