Ramadani thotë se javën e ardhshme zhbllokohet konstituimi i Kuvendit: Nuk ka Qeveri Kurti 3!
Burim Ramadani, analist politik, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, përmes një solucioni të ndërmjetëm. Ai shtoi se, pas kësaj, do të fillojë faza e dytë e ballafaqimit politik, që ka të bëjë me formimin e Qeverisë së re. Ramadani theksoi se nuk ka mundësi për formimin…

Lajme
Burim Ramadani, analist politik, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, përmes një solucioni të ndërmjetëm.
Ai shtoi se, pas kësaj, do të fillojë faza e dytë e ballafaqimit politik, që ka të bëjë me formimin e Qeverisë së re.
Ramadani theksoi se nuk ka mundësi për formimin e një Qeverie Kurti 3, duke lënë të kuptohet se ndryshimet politike janë të domosdoshme për krijimin e institucioneve të reja.