Ramadani: Pres rritje të aktiviteteve armiqësore ruse në Kosovë

Burim Ramadani, zëvëndësministër i Mbrojtjes në Kosovë, pret që Kosova të jetë e shigjetuar nga Rusia tashmë kur çështja e antarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO është punë e kryer.

Lajme

05/02/2019 22:15

Ai ka folur të martën në RTK 3.

“Unë pres rritje të aktiviteteve armiqësore ruse në Kosovë. Sepse është shteti i fundit me orientim pro-NATO dhe që prêt të antarësohet në NATO. Sa më shpejt që ne arrijmë të bëjmë hapa konkret drejt NATO-s dhe sa më shpejt që NATO bën hapa drejt Kosovës, atëherë përmbyllet ky kapitull. Kosova nuk duhet të bëjë gabime dhe të dëmtojë veten, duke u futur në urgjenca, dhe këtu hyn edhe dialogu me Serbinë”, ka thënë ai.