Ramadani: E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve – Idiotë të dobishëm

Ish drejtori i AKI-së ka konsideruar se krerët e Qeverisë po i shajnë e fyejnë çlirimtarët për të dal në publik. Ai ka thënë se u larguan nga Ura e Ibrit dhe iu janë sulur çlirimtarëve. “Duket që nuk u ka mbetur gjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht…

Lajme

15/09/2024 16:49

Ish drejtori i AKI-së ka konsideruar se krerët e Qeverisë po i shajnë e fyejnë çlirimtarët për të dal në publik.

Ai ka thënë se u larguan nga Ura e Ibrit dhe iu janë sulur çlirimtarëve.

“Duket që nuk u ka mbetur gjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare. Atyre që e kanë oborrin me varreza të familjarëve e bashkëluftëtarëve. Atyre që në trup kanë dhjetëra plagë që ua shkaktoi Serbia. Telallët e asgjës janë kthyer në sulm brenda Kosovës. Kjo as nuk është mënyra e oponencës, as nuk ia mbush mendjen kujt. Përkundrazi, të irrituar njerëzit nga këta edhe i përqeshin, edhe i nënçmojnë. Fyerjet nuk ia rrisin besueshmërinë. Veç dëshmojnë çmendurinë që i kaplon kur ndihen në siklet! Ndalini more këto budallëllaqe!”, ka shkruar Ramadani.
Ai këta i ka quajtur edhe “idiotë të dobishëm”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: