Ramadani: E kemi nën kontroll situatën me koronavirusin, t’i përmbahemi rekomandimeve

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me kryeminsitrin, Avdullah Hoti, dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lajme

04/06/2020 16:16

Ramadani ka falënderuar kryeministrin Hoti dhe ministrin Zemaj për takimin, duke treguar se kanë folur rreth situatës epidemiologjike dhe menaxhimit të situatës pas lehtësimit të masave.

Ai më tutje ka shtuar se tani më shumë se kurrë ekziston nevoja e kujdesit të shtuar të qytetarëve pasi masat janë lehtësuar dhe ka rritje të rasteve, por që Ramadani thotë se janë nën kontroll.

“Më lejoni që në këtë konferencë për media t’iu drejtohem pas mbledhjes që patëm me kryeministrin dhe ministrin ku diskutuam për situatën epidemiologjike ku tashmë e dini se po e mbajmë nën kontroll dhe është e qëndrueshme por që nuk lë vend për vetëkënaqësi por duhet të kemi kujdes të shtuar sidomos pas lehtësimit të masave, dhe tani kemi menduar se qytetarët janë të vetëdijesuar dhe me hapjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, arsimore e sportive gradualisht ne do të shkojmë drejt normalizimit të gjendjes në një normalitet të ri që paraqet kujdesin e qytetarëve që gjenden kudo, të cilët duhet të kenë kujdes edhe më të shtuar në zbatimet e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së që t’i përmbushin kriteret e parandalimit të koronavirusit sepse në këtë situate edhe në vendet e rajonit kemi rritje të lehtë të rasteve, madje edhe në Kosovë në disa vatra, por mund të kujdesemi dhe janë nën kontroll të plotë.”, tha Ramadani.

Më tutje ai ftoi qytetarët t’i mbahen rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Le të kemi kujdes, t’i përmbahemi rekomandimeve, të ruajmë shëndetin tone, të familjes, të afërmve dhe të gjithëve. Ne bashkë me kryeministrin dhe ministrin do t’i përmbushim të gjitha obligimet që të ruajmë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.”, tha Ramadani. /Lajmi.net/ 

https://www.facebook.com/lajminet/videos/3116389718384256/