Ramabaja del komik pa qëllim: Një asistente në BE ka reaguar për qasjen ndaj Kosovës
Përderisa po zhvillohej emisioni Pressing në T7, Sadri Ramabaja një mbrojtës stoik i këtij pushteti dhe i Kurtit në veçanti, bëri një gafë ku të gjithë qeshën në studio. Ramabaja duke “radhitur” ata që u solidarizuan me Kurtin, të cilit gjoja se ia bënë me “hile” në Bruksel, tha se edhe një zyrtare diku brenda…

Lajme
Përderisa po zhvillohej emisioni Pressing në T7, Sadri Ramabaja një mbrojtës stoik i këtij pushteti dhe i Kurtit në veçanti, bëri një gafë ku të gjithë qeshën në studio.
Ramabaja duke “radhitur” ata që u solidarizuan me Kurtin, të cilit gjoja se ia bënë me “hile” në Bruksel, tha se edhe një zyrtare diku brenda dhomve të insitucioneve të Bashkimit Europian e paska pa që ju ka bo “padrejtësi” Kosovës.
“Një reagim paska ndodhur nga një zyrtare në Bruksel atje, Federika Wolk, një zyrtare e Parlamentit Europian, është asistente”, tha ai.
Dhe disa nga panelistët aty nuk mundën të mbanin të qeshurat.
“E ata që fotokopjojnë a kanë reagu hala?”, ia ktheu Shkelzen Gashi./Lajmi.net