Rama: Willkommen Merkel

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e vlerëson si ditë të shënuar për Shqipërinë vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë.

Lajme

08/07/2015 10:02

Rama i ka uruar në gjermanisht përmes rrjeteve sociale mirëseardhjen në Shqipëri, kancelares gjermane Angela Merkelit.

“Ditë e shënuar për vendin tonë, vizita e parë dypalëshe e një kancelari të Gjermanisë në Shqipëri. Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë, Merkel për veç me kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.