Rama vë në siklet bankierin e njohur: Pranohen vetëm pa kollare
Në këto momente në Durrës në Vilën qeveritare po zhvillohet një takim joformal me kryeministrat e Ballkanit.

Lajme
Gjatë këtij takimi kryeministri Edi Rama i ka pritur kryeministrat me atlete të bardha. Ndërkohë mësohet se në këtë takim merr pjesë edhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Ai u prit nga kryeministri Edi Rama teksa mbërriti në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës, teksa shkëmbyen mes tyre edhe disa batuta.
Rama: Pranohen vetëm pa kollare
Muller: Do të jem shumë i lumtur që ta heq …Nuk isha i sigurt që mund t’ja dilnit në një kohë kaq të shkurtër të organizonit këtë takim. /albeu.com/