Rama: Urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar sot në Kosovë. Rama erdhi në Prishtinë pikërisht në shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Ndër të tjerash Rama është panelist në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”: Liria e Kosovës, triumf i përpjekjes euroatlantike, ku foli për vlerat e Rugovës si personalitet si dhe në ngritjen…

Lajme

10/06/2024 13:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar sot në Kosovë.

Rama erdhi në Prishtinë pikërisht në shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Ndër të tjerash Rama është panelist në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”: Liria e Kosovës, triumf i përpjekjes euroatlantike, ku foli për vlerat e Rugovës si personalitet si dhe në ngritjen e çështjes së Kosovës anembanë botës.

“I papërsëritshëm, i pashpjegueshëm me mënyrën dhe për mënyrën se si i arriti t’u imponojë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm sikur rrinë në vend teksa formon shtratin e vet.Ibrahim Rugova kryetar pa pallat dhe pa komb, luftëtarë i paqes, këmbëngulës dhe i vetmuar që i dha popullit të vetë një të ardhme që s’do të ishte. Më 24 maj 1992 në të ashtuquajturën zgjedhje, ai u vetëshpall President i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën ,por diçka edhe më të rëndësishme. Atë që jeta krijon dhe lë pas, emrin e personalitetit. Ishte një akt donkishotekst. Ibrahim Rugovën disa e tallën, shumëkush e injoroj, pothuajse të gjithë e nënvlerësuan dikush me zë, dikush nënzë dhe të tjerë e ndoqën me një lloj keqardhje e që është keqardhja e dikujt që në dëshpërim i jep një shanc asaj që është krejt  pamundur, por nuk besoj se ndonjë në ato fillime e kuptoi vërtetë atë që mbase as ai vetë nuk e shihte si një rrugë me dalje të sigurt, se të afërt jo e jo, por e ndërmori si një hap në errësirë. I shtyrë nga pamundësia për të qëndruar në vend”, tha Rama.

Ai tutje përmendi edhe një tjetër thënie të Rugovës ku thoshte: “Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”.

“Forcën këmbëngulëse të ujit që gërryen gurin , pa ngut, pa përplasje , pa zhurmë duke ulur si Gandi përballë kohës me një besim të verbër tek aleanca me kohën dhe duke vënë një bast të pamundur të durimit, në një mjedis social si ai i shqiptarëve ku ju e dini më mirë se unë durimi është i rrallë.Por në atë kohë ishte bërë edhe sinonim i nënshkrimit. Presidenti i shpresës në mes të shtypjes së çdo shprese. Në atë zhvillim e sipër refuzimin estetik për të cituar njërën prej veprave të tij ai e ktheu në një refuzim politik, i cili herë merrte formën e predikimit në shkretëtirë herë merrte trajtën e profetësisë e herë bëhej thirrje ndërgjegje ndaj botës për të drejtat e Kosovës.Herë dëgjohej si thirrje urtësie në veshjet e opinionit në Kosovë. Lufta jonë është paqësore, jo e dhunshme ajo është e dinjitetshme, deklaronte Rugova prej një lideri krejtësisht të pazakonshëm në Ballkanin e shndërruar në fuqi baruti në mes të Evropës. Në një kohë kur fare pak mes atyre shumë pak syve të kthyer nga Kosova ishin ata që arrinin ta lexonin dhimbjen e Kosovës. E vërteta e popullit të Kosovës nisi që pak e nga pak të shquhet.Zëri i ulët i tij filloi të kumbojë nga thellësia ku po mbytej krijesa ideologjike e Jugosllavisë, qasja e tij e butë por dinjitoze përballë një armiku brutal në një kohë të pamëshirshme dhe besimi i tij tek arsyeja e kthyen Rugovën në nëj figurë herë hero që shfaqej e herë murg që zhdukej. Në vitet ’90 ai themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ulet në kolltukun e arsyes brenda një kinemaje urrejtje.Falë vetëm personalitetit të tij dhe asgjë tjetër pritet në Shtëpinë e Bardhë, pritet në Londër, pritet në Romë, pritet në audiencë nga Papa në Vatikan, duke marrë vëmendjen e gjithë Kosovës dhe duke ushqyer përkushtimin e palëkundur të zgjidhjes paqësore. Pa rënë pre e tundimeve për t’u ngutur dhe pa u kthyer kurrë në Kosovë nga këto takime të paimagjinueshme për dike që faktikisht përfaqësonte dhimbjen e një populli, por asnjë lloj shteti, asnjë lloj institucioni”, tha Rama.

“Ai jo vetëm që nuk gabonte, por në përvojën e tij që e krijonte përmes këtyre adresimeve lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe pikërisht nga këmbëngulja gërryese e përroit u bë e mundur hapja e shtratit ku mori jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Dhe sot është më e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën s’do të kishte pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës.Sepse pa luftën që nisi ai në paqe s’do të ishte arritur kurrë paqja e fituar me luftë, se pa miqtë e mëdhenj që Rugova ia bëri Kosovës nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.Ndërsa kohët që paqja të kërkonte luftën e lufta të mësonte paqen .Pas kaq shume vitesh duket sikur Rugova mbetet i vetmi në këtë shtet që e dinte se të kesh paqe të plotë s’do të thotë të arrish në mungesë konflikti port ë vendosësh një drejtësi afatgjatë brenda dhe përtej kufijve. Rugova kishte kuptuar dhe e gjithë rruga e tij rrezatonte një të vërtetë që shumë sot e gëlltit me vështirësi apo refuzon fare ta gëlltisë se për të realizuar një drejtësi afatgjatë asnjë popull nuk është i vetëmjaftueshëm”,shtoi Rama.

“Nuk vlen asnjë lekë bindja e atyre që na ndjekin me fanatizëm nëse s’arrijnë të bindin edhe kundërshtarët”.

Duke lartësuar kontributin e Ibrahim Rugovës për ndërtimin e raporteve me miqtë ndërkombëtar, Rama tha se “urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm”.

“Kosova duhet të ndjekë shembullin e Rugovës për të ruajtur miqësinë me aleatët. Zotimi për të forcuar urat e domosdoshme që na lidhin me të tjerët duke i besuar arsyes së pasionit e jo pasionit të arsyes”, tha Rama./Lajmi.net/