Rama – Trumpit: Prokurori Jack Smith që ju përndoqi, e pengoi brutalisht Thaçin të shkonte në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur çështjen e Gjykatës Speciale gjatë fjalimit të tij në takimin e Bordit të Paqes, duke i bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të reagojë lidhur me zhvillimet që lidhen me këtë proces. Në adresimin e tij, Rama foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur çështjen e Gjykatës Speciale gjatë fjalimit të tij në takimin e Bordit të Paqes, duke i bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të reagojë lidhur me zhvillimet që lidhen me këtë proces.
Në adresimin e tij, Rama foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se ai ishte penguar të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje, duke fajësuar për këtë prokurorin Jack Smith. Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtin prokuror që, siç tha Rama, kishte ndjekur edhe vetë Trumpin, transmeton lajmi.net.
“Me lejoni të tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë së kurrë drejt një marrëveshje paqeje. Presidenti i Kosovës, që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale, për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump, dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump, dhe për këtë u bë i famshëm botërisht”, ka deklaruar Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se situata kërkon vëmendje dhe angazhim politik, duke e lidhur çështjen me përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon./lajmi.net/