Rama thumbon Brukselin nga atje: Imagjinoni sa më ‘nice’ do të ishte sikur BE t’i mbante premtimet

Lajme

23/06/2022 14:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian - Ballkani Perëndimor, duke thënë se njerëzit dhe fjalët ishin të mira , por edhe më mirë do të ishte nëse BE-ja do t’i mbante premtimet e saja.

Rama, përmes një postimi në Twitter, ka shtuar se ata do të punojnë edhe më shumë që ta bëjnë Shqipërinë anëtare të BE-së, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se shqiptarët nuk dorëzohen aq lehtë.

“Vend i bukur Njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga mbajtja e tyre… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, ka thënë Rama. /Lajmi.net/