Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Rama s’ndalet, mbërrijnë në Shqipëri edhe 100 mijë doza të vaksinës anti-Covid

17:01 | 8 Prill 2021

Kryeministri Edi Rama reagon për mbërritjen e vaksinave të tjera anti-Covid në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon edhe video nga mbërritja e vaksinave, Rama thekson se kanë ardhur 100 mijë doza të tjera, pas 24 orësh vonesë, pas pezullimit të fluturimeve.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid💪
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë🇦🇱😍”, shkruan Rama. /Lajmi.net/