Rama: Shtëpia e re e Kadaresë, një arsye më shumë për ta vizituar Gjirokastrën
Sot në Gjirokastër është bërë hapja e dyerve të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, e cila ishte në restaurim.

Lajme
Në hapjen e shtëpisë së Kadaresë, i pranishme ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami.
Ai në Facebook ka shkruar se pas restaurimit të shtëpisë së Kadaresë, është një arsye më shumë për ta vizituar Gjirokastrën.
“U çelën dyert e shtëpisë së Kadaresë! Pas restaurimit plot shije, një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën; qytetin që po rilind hap pas hapi pas tatëpjetës së rrënimit rrëqethës të njëzet e kusur viteve pa shtet”ka shkruar Rama.