Rama: Shqipëria, dëshmoi sot në Paris vëllazërinë fetare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilëson ditën e sotme si ditë me emocione të mëdha.

Lajme

11/01/2015 17:27

Ai së bashku me ministrin Bushati dhe Veliaj, kanë marrë pjesë në Marshin e Unitetit në Paris, për të nderuar 17 viktimat e sulmeve në Paris si dhe për të kundërshtuar terrorizmin.

Por, së bashku me Ramën në Paris, kanë qenë edhe krerët e katër feve kryesore në Shqipëri, të cilët, krah për krah kanë marshuar rrugëve të Parisit.

E një gjë e tillë është duartrokitur nga turma. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shkruar se sot në Paris, Shqipëria ka sjellë dëshminë e vëllazërisë fetare, e cila sipas tij, u çmua lart nga të gjithë.

“Ishte një ditë emocionesh të forta ku Shqipëria solli një dëshmi solidariteti e vëllazërie fetare që u çmua shumë lart në zemër të Europës”, ka shkruar Rama në Facebook. (lajmi.net)