Rama shkon sot në SHBA me ftesë të Hillary Clinton

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme

03/12/2021 09:20

Vizita e tij bëhet me ftesë të Hillary Clinton, bashkëshorte e ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-kandidate për presidente në garën me Donald Trump.

Mësohet se Rama është I ftuar në një darkë falenderuese për mikëpritjen e shtetasve afganë që bëri Shqipëria.

Gjithashtu, ai pritet të ketë dhe një takim në Detroit për një binjakëzim universitar.

Kjo vizitë pritet të vijojë deri më 9 dhjetor.

Një ditë para se të nisej në SHBA, Kryeministri Edi Rama mori dozën e tretë të vaskinës anti covid, duke apeluar që të njëjtën gjë të bëjnë edhe qytetarët.