Rama pritet me protesta në Devoll

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta edhe në bashkinë e Devollit. 

Lajme

15/06/2019 17:30

Simpatizantë të opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Siç shihet edhe nga pamjet, kryebashkiaku Bledion Nallbati ka debatuar me forcat e policisë.

“Ika andej, mos guxo”, dëgjohet t’i thotë Nallbati efektivëve të policisë.

Opozita nga ana e saj i kërkon policisë që mos provokojë, ndërsa kjo e fundit kërkon që protestuesit të lirojnë rrugën.

Në rrugën ku janë grumbulluar protestuesit ka edhe prani të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje verbale. /oranews