Rama për TV Vojvodina: U ndjeva mirë në Beograd
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se pavarësisht se takimi i djeshëm me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq ishte i vështirë , ata ishin shumë të kujdesshëm, sepse me njëri-tjetrin ishin të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë.

Lajme
Në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin e Vojvodinës Rama tha se përkundër tensioneve të djeshme në konferencën e përbashkët për shtyp, është ndjerë shumë mirë në Beograd.
“Kjo është një vizitë jashtëzakonisht shumë e rëndësishme dhe një ndjenjë e madhe. Sigurisht që nuk duhet të binim dakord që tani për çdo gjë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare vuri në dukje se, udhëheqësit e Serbisë dhe Shqipërisë për shumë vite nuk janë takuar, edhe pse kanë marrë pjesë në të njëjtat ngjarje historike.
“Patëm një takim të vështirë, por shumë të ndjeshëm, në kuptimin që me njëri-tjetrin ishim të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë. Të dy kemi një dëshirë për të zhvilluar këto marrëdhënie, për një të ardhme më të mirë. Unë besoj se së bashku ne kemi një rol të veçantë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, por edhe në të gjithë rajonin dhe BE-në”, tha kryeministri Rama, transmeton Shekulli.