Rama për Reformën në Drejtësi: Shihni armiqtë e saj dhe kuptoni sa jetike është

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në trevjetorin e votimit të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Lajme

22/07/2019 14:05

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Evropiane.

“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane⚖ #KrenarpërPS?dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, ka shkruar ai në Twitter. /Lajmi.net/