Rama për çështjen e negociatave: Do komunikoj me Macron

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha sot se ka në agjendë një tjetër komunikim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, mbi çështjen e negociatave.

Lajme

21/10/2019 12:29

“Në ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me presidentin e Francës dhe të vendeve të tjera anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit”, deklaroi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama tha se mos hapja e negociatave nuk ndryshon asgjë në trajektoren e vendit dhe të qeverisjes.

“Kemi diskutuar edhe për mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektorën e vendit dhe qeverisjes sonë. Në aspektin praktik jemi të qartë se duhet të vazhdojmë çdo ditë punën, edhe nëse do të kishim marrë një ‘PO’, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë ‘PO’, pra të ecim përpara me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë duke miratuar në Parlament rekomandimet e OSBE”, tha Rama.

“Siç e shikoni, dielli ka dalë përsëri, dita vazhdon”, shtoi Rama.

I pyetur mbi kërkesën e kryeopozitarit Lulzim Basha për zgjedhje të parakohshme, Rama tha: “Këtu nuk ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kalojmë pengesen e ngritur në 6 muajt e parë të vitit duke marrë mbështetjen e Gjermanisë”, raporton Tch.

Sa i përket reformës zgjedhore, Rama theksoi se do të realizohet me këdo që kërkon të bashkëpunojë, por mazho