​Rama pas takimit me Macron: U prekën me thellësi temat e rajonit tonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, më të cilin ka biseduar rreth situatës në rajon. Takimi është zhvilluar në margjinat e konferencës GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë. “ Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit…

Lajme

31/05/2023 18:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, më të cilin ka biseduar rreth situatës në rajon.

Takimi është zhvilluar në margjinat e konferencës GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë.

“ Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, ka shkruar Rama.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka zhvilluar takim me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.