Rama pas fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuqiqit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një pjesë nga fjalimi i tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, aty ku flet për Kosovën si një shtet i pavarur dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane. Rama përmes një postimi në Facebook mbi videon, ka shkruar “kështu flet një…

Lajme

28/09/2024 14:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një pjesë nga fjalimi i tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, aty ku flet për Kosovën si një shtet i pavarur dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.

Rama përmes një postimi në Facebook mbi videon, ka shkruar “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Rama ka thënë se iu dërgon të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”.

“Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”

*Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/