Rama njofton se iu janë alokuar një pjesë e mjeteve financiare, thotë se do të procesohen pagat sa më shpejtë të jetë e mundur
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Ministria e Financave ka alokuar një pjesë të mjeteve financiare. Ai ka thënë se Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës, do të vazhdojë punën jashtë orarit të rregullt të punës, që të procesohen pagat sa më shpejtë. “Në përputhje me dinamikën e alokimit të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Ministria e Financave ka alokuar një pjesë të mjeteve financiare.
Ai ka thënë se Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës, do të vazhdojë punën jashtë orarit të rregullt të punës, që të procesohen pagat sa më shpejtë.
“Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria”, ka shkruar Rama.
Ai ka falënderuar qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Ramës: