Rama në OKB për Gjykatën Speciale: Raporti i Dick Marty-t dështim ndërkombëtar – Thaçi u arrestua pa padi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka folur për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale. Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos…

Lajme

24/09/2022 18:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka folur për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos një vend.

“Sa pëmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjendecidit në Srebrenicë dhe spastrimin njerëzor në Kosovë. Logaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe bashkëpunimit mes palëve. Drejtësia shërbehet me fakte, prova dhe me të dhëna. Nuk mund të mos ndaj një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për botën. Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e Kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës”, tha Rama, transmeton Euronews.al.

“Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin. Ai priti një vit në burgim derisa u akuzua zyrtarisht. Imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë, pa asnjë akuzë zyrtare. As edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi”.

Rama i ka kërkuar Asamblesë që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri.

“Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.