Rama: Mund të ndërtojmë paqe të qëndrueshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një konferencë për media me shoqërinë civile në Beograd.

Lajme

10/11/2014 17:54

Rama tha se epoka në të cilën jetojmë është “epokë fantastike” pasi që ai thotë se në Ballkan tashmë ka paqe.

Ai tha se nuk duhet lejuar që kjo paqe të cenohet nga grupe të caktuara të cilët po mundohen të shfrytëzojnë vështirësitë që kanë dy shtetet respektive.

“Ne kemi hyrë në një epokë të re në të cilën cilësia e jetës sonë të përbashkët në Ballkan mund të ndryshojë në mënyrë dramatike për arsye të marrëdhënieve tona”.

“Është e vërtetë që shumë persona nga jashtë e kanë të vështirë të besojnë realitetin e kësaj paqeje”.

“Për shumë vite Ballkani ka qenë një vend i dalluar për pjesët e saj konfliktuale”.

“Ne sot jetojmë në një moment të rëndësishme dhe fantastik ku ne mund ta bëjmë paqen në këtë rajon, dhe ta bëjmë në një vend në të cilin ja vlen ta jetosh”.

“Kjo paqe në të cilën ne jetojmë sot natyrisht që është e thyeshme e dobët, e cenueshme por ne mund ta shndërrojmë atë në një paqe të qëndrueshme”.

“Unë mund të them se ne nuk mund të lejojmë që kjo paqe të cenohet nga grupe të caktuara.

Grupet ekstremiste po përfitojnë gjithnjë e më tepër nga vështirësitë”.

“Ne të gjithë duhet të jemi dakord që ekonomitë tona janë të vogla dhe mundësitë tona nuk janë të shumtë. Prandaj ne nuk mund të ecim përpara nëse ne zgjedhim të ecim më vete”, tha Rama.  

(Lajmi.net)