Rama: Mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave ende nuk i ka bartur mejtet financiare, e në këtë mënyrë nuk është bërë ende as alokimi i pagave për transportuesit publik dhe ata privat. Në momentin që do të mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, institucioni tha se do të njoftohen përmes kanaleve…

Lajme

02/12/2025 10:01

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave ende nuk i ka bartur mejtet financiare, e në këtë mënyrë nuk është bërë ende as alokimi i pagave për transportuesit publik dhe ata privat.

Në momentin që do të mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, institucioni tha se do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës”.

“Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.

E për këtë çështje, reagoi edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai deklaroi se më 27 nëntor, Asambleja Komunale miratoi bartjen e mjeteve buxhetore për vitin 2024, kurse sot më  2 dhjetor ato nuk janë bartur ende.

“Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.❗Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”./Lajmi.net/