Rama-Meta takim për 90 minuta, nuk deklarohen për media

Ka përfunduar rreth orës 17:40 takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, i mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Lajme

03/10/2015 18:54

Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë e gjysmë dhe në përfundim të tij, në dalje nga ambientet e Kryesisë, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi atë që është diskutuar, njofton Top Channel.

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në këtë takim sapo është kthyer nga vizita disaditore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjithsesi, vlen të theksohet se takimi është zhvilluar në një kohë kur debati politik është i dominuar nga çështja e CEZ, për të cilën të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në afera korruptive.