Rama me Messin

Valdet Rama me Real Valladolidin e tij njëherë mposhti Barcelonën me rezultat minimal 1:0, e pastaj takoi yllin e katalanëve, Lionel Messi në zhveshtore. Sulmuesi kosovar është tifoz i gjigantit katalan, por sot ai dhe skuadra e tij ishin të pamëshirshëm duke ia shkaktuar kampionit në fuqi një humbje minimale, por shumë të rëndë për…

Sport

08/03/2014 18:39

Valdet Rama me Real Valladolidin e tij njëherë mposhti Barcelonën me rezultat minimal 1:0, e pastaj takoi yllin e katalanëve, Lionel Messi në zhveshtore.

Sulmuesi kosovar është tifoz i gjigantit katalan, por sot ai dhe skuadra e tij ishin të pamëshirshëm duke ia shkaktuar kampionit në fuqi një humbje minimale, por shumë të rëndë për ta në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Dhe, pas ndeshjes, Rama ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, i shoqëruar nga Messi.

Rama dukej i buzëqeshur për arsye se skuadra e tij fitoi, dhe ai takoi Messin, kurse argjentinasi dukej më pak i freskët, qartë për arsye se ekipi i tij pësoi humbjen e katërt këtë edicion dhe të dytën me radhë në udhëtim.