Rama lavdëron Abazoviqin: Ai futi sot zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të takimit në Ohër me homologun malazez Dritan Abazoviq dhe ambasadorin amerikan në SHBA, Chris Hill.

Lajme

07/06/2022 19:40

Rama shpreh kënaqësinë që Abazoviq iu bashkua zyrtarisht nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazoviq, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

Ndërkaq, Kosova po refuzon kategorikisht t’i bashkohet kësaj nisme. /Lajmi.net/