Rama kujton Ibrahim Rugovën: Arkitekt i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në liri
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Ai ka thënë se sot, në ditën e tij të lindjes, rikthehemi përveç se te figura historike edhe te domethënia e vizionit të tij që tejkalon kohënt. “Ibrahim Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Ai ka thënë se sot, në ditën e tij të lindjes, rikthehemi përveç se te figura historike edhe te domethënia e vizionit të tij që tejkalon kohënt.
“Ibrahim Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në lirinë si e drejtë natyrore e njeriut dhe e kombit. Kjo është arsyeja pse trashëgimia e tij nuk është vetëm historike, por edhe institucionale dhe filozofike”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se nderimi për të është edhe përgjegjësi për ne, që ta ruajmë shtetin si vlerë, lirinë si amanet dhe paqen si orientim të përhershëm. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: