Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Rama i thotë fletërrufe aktakuzës së Speciales: I ngjan komunikatave të revolucionit kinez

14:35 | 30 Qershor 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar pas vizitës së tij dy ditore në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak para largimit të tij ka folur rreth propozim aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, raporton lajmi.net.

Në një konferencë për medie, Rama, ka thënë se ky propozim aktakuzë i përngjanë më shumë komunikatave publike përgjatë revolucionit kinez.

Ai ka thënë se edhe publikimi i saj në pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk është edhe i rastësishëm.

Ai ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë e pastër dhe e drejtë.

“Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të nevoje kombëtare për t’i dhen një mbështetje të potë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politik të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, mbështetur dhe është zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit, pajtimit ndëretnik, procesi i integrimeve evropiane, procesi i dialogut dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Madje në këtë formë është formuluar edhe strategjinë e zgjerimi të Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë por edhe është një çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës dhe komunikata e ashtuquajtur për mua një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji me komunikatat publike përgjatë revolucionit kulturor kinez një shfaqje që ne e kemi hasur në qeverinë e diktaturës është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj përbën një arsye pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësishëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë për të thënë se historia e kësaj Gjykata Speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen, politikë që lidhet me paqen. Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm edhe për zhvillimin e një përpjekje me shumë stacione por edhe një mundësi për të çuar procesin në një nivel të ri me mbështeten e drejtpërdrejt të SHBA. Dhe në këtë aspekt më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë dhe të jepet mundësia të kontribuosh për atë çka ishte dhe është vlera historike e UÇK-së”, deklaroi Rama. /Lajmi.net/