Rama i reagon Beqirit: Hyrja për Fan Zone ishte falas, mos dezinformo
Policia e Kosovës mbrëmë është dashur të intervenojë në një rast që më pas çoi në arrestimin e ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri. Pas arrestimit dhe lirimit të tij, Beqiri deklaroi se deri tek ky arrestim çoi pasi nuk pranuan të paguajnë 20 euro për të shikuar ndeshjen Shqipëri-Spanjë, në sheshin “Xhorxh Bush”. Në…

Lajme
Policia e Kosovës mbrëmë është dashur të intervenojë në një rast që më pas çoi në arrestimin e ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri.
Pas arrestimit dhe lirimit të tij, Beqiri deklaroi se deri tek ky arrestim çoi pasi nuk pranuan të paguajnë 20 euro për të shikuar ndeshjen Shqipëri-Spanjë, në sheshin “Xhorxh Bush”.
Në lidhje me këtë tashmë është deklaruar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai tha se për të mundësuar përjetimin e lojërave të EURO 2024, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin ka dhënë miratimin që kjo të bëhet Fan Zone në shesh.
Ai tha se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit.
“Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua”,tha ai.
Rama theksoi se dezinformomi nuk është në interes të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Reagim
Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”.
Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit.
Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.
Prandaj, apelojmë për një trajtim të përgjegjshëm të informacionit dhe kultivimin e një mjedisi të shëndoshë komunikimi, të bazuar në fakte dhe transparencë.
Dezinformimi nuk është në interes të qytetarëve./Lajmi.net/