Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e Komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën lidhur me çështjen e sheshit “Xhorxh Bush”, duke anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore dhe kthyer rastin në rishqyrtim. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar këtë vendim si konfirmim se komuna ka vepruar drejt dhe…

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën lidhur me çështjen e sheshit “Xhorxh Bush”, duke anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore dhe kthyer rastin në rishqyrtim.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar këtë vendim si konfirmim se komuna ka vepruar drejt dhe në përputhje me interesin publik.
“Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.”
Ai ka theksuar sërish rëndësinë e kthimit të hapësirave publike për këmbësorët dhe jo për makinat, raporton lajmi.net
“E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE. Krejt kjo në përputhje me standardet e BE-së, paralel me praktikat më të mira evropiane dhe në përputhje të plotë me ligjin.”
Në përfundim të reagimit të tij, Rama ka shtuar:
“Ne do të vazhdojmë me qetësi, vendosmëri dhe respekt të plotë për ligjin e interesin publik! Ata që i frikësohen një Prishtine për të gjithë, do të kuptojnë se koha e BLLOKADAVE të jashtligjshme mbi kurrizin e qytetit po perëndon!”./Lajmi.net/