Rama fton kazakët të investojnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan, ka ftuar investuesit e këtij vendi për të investuar në Shqipëri në turizëm, energjetikë dhe transport. 

Lajme

24/05/2014 18:33

Me anë të një postimi në Facebook Rama flet për takimin e tij me presidentin e Kazakistanit, Nursulatn Nazarbajev.

Rama shprehet në postimin e tij se presidenti Nazarbajev do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, duke theksuar se temat e takimit të tyre kanë qenë harmonia ndërfetare, turizmi dhe energjia.

“Shqipëria mundësi për forcim bashkëpunimi”,  është shprehur Nazarbajev. Ai më tej ka theksuar se do të forcojnë bashkëpunimin Shqipëri-Kazakistan. Kryeministri Rama gjatë takimit shprehu gatishmëri për të mirëpritur investitorë nga Kazakistani.

“Investimi në fushat e turizmit, naftës, gazit, transportit. Kazakistani një ndër prodhuesit më të mëdhenj për naftë, gaz”, është shprehur Rama.

Ndërkohë, bëhet me dije se presidenti Nazarbajev i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të ardhur në Shqipëri. Sipas Ramës, presidenti kazak do të shoqërohet dhe nga investues, duke hapur kështu mundësitë e bashkëpunimit në sektorët ekonomikë, dhe jo vetëm.

Rama të shtunën është takuar edhe homologun e tij kazak, Karim Masimov. Kryeministrin Masimov e ka cilësuar mjaft me rëndësi nxitjen dhe bashkëpunimin në fushën e tregtisë mes dy vendeve. “Shmangie të taksimit të dyfishtë”, tha gjatë fjalës së tij Masimov. Sipas tij, investitorët kazakë janë ndër më të fuqishmit.