Rama dhe Vuçiq do të përballen në një debat televiziv në Vjenë
Kryeministri i Serbisë dhe ai i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama, do t'i ballafaqojnë qëndrimet në emisionin gjashtëdhjetë minutash të prodhimit TV rajonal "Mjedisi përreth", raportojnë mediet serbe.

Lajme
Siç pohohet në kumtesë, emisioni do të incizohet në studion e Vjenës, gjatë Konferencës së Dytë për Ballkanin Perëndimor. Në emision do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Goran Svilanoviq.
Samiti në Vjenë është pjesë e nismës së Berlinit, të cilin vitin e kaluar e ka inicuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Delegacionet e të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Austrisë, Gjermanisë dhe i BE, do të bisedojnë më 27 gusht për problemet dhe sfidat para të cilave gjenden shtetet e rajonit.
Emisioni do të emitohet në pesë shtete, në 11 TV kombëtare dhe me dhjetëra lokale.