Rama dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës: Bashkohemi me aleatët tanë të NATO-s dhe BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Lajme

24/02/2022 08:30

“Ne bashkohemi me aleatët tanë të NATO-s dhe BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, ka thënë Rama.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten fillimin e “një operacioni special ushtarak” në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, duke pretenduar se “synon të mbrojë civilët”.

Në një fjalim televiziv herët në mëngjes me orën e Moskës, Putin tha se ky “veprimi vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve që vijnë nga Ukraina”./tvklan