Rama Çiljetës: Ti pa bust si PD pa Berishën

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka mbushur 32 vjet. Ajo ka qenë e ftuar tek emisioni i Ermal Mamaqit.

ShowBiz

06/02/2016 11:49

Mamaqi e ka ngacmuar disi Çiljetën, duke i thënë se çfarë do të kërkonte nga kryeministri.

Ajo tha se edhe pse e ka quajtur Ramën piktor të dështuar, do të donte një portret nga kreu i qeverisë.

Mamaqi pas kësaj ka komunikuar me Ramën, i cili tha: “Çili nuk duhet të ketë portret, por bust. Çili pa bust është si PD pa Berishën”, tha Rama. /Albeu