Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Rama: Çfarë lëndimi e trishtimi, ngushëllime e solidaritet me popullin në Liban

23:02 | 4 Gusht 2020

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Një reagim vjen nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan:

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”.

Deri më tani mediat e huaja raportojnë rreth 50 viktima dhe mbi 2700 të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.

Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për dhurime masive gjaku të çdo grupi.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu duke lëshuar një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa.

Nëpër rrugë ka pllakosur kaosi dhe shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi.