Rama: Bëhuni politikanë për të ndryshuar të ardhmen e vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e Laprakës ditën e sotme u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e politikës jo për tu bërë politikanë por për të ndryshuar të ardhmen e vendit të tyre.

Lajme

11/04/2021 14:31

Ai tha se iu fut politikës pasi besonte fort kur ishte emigrant se ky vend mund të bëhej.

“Sot ne nuk do të diskutojmë për diploma false apo diploma që blihen por sot kemi një arsim të lartë edhe më cilësor dhe diploma të vlefshme edhe në botë. Të rinjtë tanë diskutojnë me ato programe të barazvlefshme me të atyre në BE. Kjo mund të bëhet sot, nuk mund të bëhej dje. Kush mund të vinte dje nga emigracioni për të investuar në Shqipëri dhe rindërtuar shtëpinë në fshat dhe bërë agroturizëm?! Kush do të vinte dje të investonte në portin e Durrësit, kush do ta mendonte dje se Shqipëria do të hynte në një fazë tjetër të luftës për t’u bërë e ardhmja e të gjithë fëmijëve të vet?! Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për t’u bërë politikanë, por unë isha në emigracion dhe më shtyu në këtë rrugë besimi shumë i fortë se ky vend bëhet”, u shpreh Rama.