Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

Rama: Bashkimi i shqiptarëve së bashku me fqinjët nën kulmin e BE-së

14:02 | 23 Maj 2015

Rama e Ahmeti para shtatores së Ismail Qemal, Foto: Blerim Berisha

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, ka thënë se shqiptarët duan bashkim shpirtëror ekonomik e shoqëror, pa dashur të kërcënojnë shtete fqinjë.

Ai ka thënë se Shqipëria e Kosova nuk do të shkelin fjalën e dhënë miqve të tyre se bashkimin e shqiptarëve e duan në BE.

Ai po ashtu ka kërkuar që e drejta e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të respektohen ashtu sikur ato të serbëve në veri të Kosovës.

“Shqiptarët e Preshevës kur ngrejnë zërin nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa që kanë serbët e veriut të Kosovës dhe as ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, s’kemi ndërmend të shkelim aspak fjalën e dhënë me Amerikën dhe Evropën për të bërë bashkimin kombëtar, për veç se atë të bashkimit shpirtëror, ekonomik dhe shoqëror me Bashkimin Europian dhe kurrsesi si përqmim ndaj fqinjëve me të cilët duam po ashtu të bashkohemi në çatinë e përbashkët të Europës me respekt të njëri tjetrit”.

“Nëse shqiptarët ku do që ndodhën duan ta nderojnë këtë shtatore edhe këtë personalitet, duhet ta shohin atë në sy edhe kur nuk janë pranë tij. Për ta përmbushur amanetin e shqiptarëve të bashkuar në Europën e Bashkuar, si shqiptarë e evropian, ku askush jo që mund t’i përpijë, por as ta imagjinojë ta bëjë atë”.

“Shtatë vjet kanë kaluar kur Kosova u bë e mosvarme, 100 vjet e më shumë që ky njeri shumë i madh të vijë në këtë pjesë të kombit të tij, dhe që këto dy pjesë nga dy anët e bjeshkëve të jenë të lira dhe të pavarura”.

Rama e Ahmeti para shtatores së Ismail Qemali 1

Rama e Ahmeti para shtatores së Ismail Qemali 2