Rakitic zemëroi tifozët me këtë foto: “Mos u çuditeni nëse shitet”

Do të ishte e vështirë të besohet se Ivan Rakitic do të donte të provokonte për reagime jo të mira me postimin e fundit në Instagram, por ai i mori ato.

Sport

09/04/2020 09:06

Shumë tifozë të Barcelonës kanë shkuar aq larg, se kanë kërkuar largimin e tij.

Mesfushori kroat ka postuar disa fotografi nga përballja Kroaci – Argjentinë në Kupën e Botës, duke i “përkujtuar” Messit një tjetër dështim me kombëtaren e tij.

Komentet për largimin e tij nga Barcelona kanë qenë të shumta.

“Rakitic e postoi këtë në Instagram. Mos u habitni nëse ai shitet këtë verë. Messi është një diktator”, thuhej në një faqe të tifozëve të Barcës./Lajmi.net/