Rakitic: Nuk jam Xavi

Ivan Rakitic ndihet mirë që e shohin në Camp Nou si pasardhës të Xavi Hernandez. Mirëpo, mesfushori i ri i Barcelonës thotë se është e vështirë të zëvendësohet një legjendë si Xavi.

Sport

23/08/2014 15:37

Ivan Rakitic e ka mirëpritur krahasimin me mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, por insiston se do të ishte e vështirë për çdo futbollist që ta zëvendësojë përfaqësuesin spanjoll në Camp Nou.

26 vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Sevilla në fillim të kësaj vere, ndërsa thuhet se ai mund të jetë pasardhësi ideal i Xavit në këtë klub.

Edhe pse pritej të largohej nga Barcelona këtë verë, Xavi qëndroi në klub në sezonin e tij të 17-të, ndërsa ka fituar shtatë tituj në La Liga dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

“Është ndjenjë e mirë që njerëzit thonë se jam pasardhës i Xavit, por unë jam Rakitic. Zëvendësimi për një lojtar të madh si Xavi nuk ekziston”, vazhdoi ai.

“Mezi pres të fillojë La Liga. Kemi punuar shumë në fazën përgatitore dhe shpresoj që kjo tash të shfaqet në fushë. Barcelona është e fuqishme sërish. Gjithmonë kam dashur t’i bashkohem këtij klubi, ishte dëshirë e imja”, përfundoi kroati.