Rakitic kërcënon Realin

Përforcimi i ri i Barcelonës, Ivan Rakitic nuk brengoset për fuqinë e rivalit Real Madrid dhe thotë se gjiganti katalan po ashtu është në gjendje të shkaktojë frikë për kundërshtarët.

Sport

16/08/2014 10:35

Real Madrid pas triumfit ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës ka dërguar një paralajmërim për të gjithë kundërshtarët se do të jetë sërish konkurrent për tituj të rëndësishëm.

Por, forca e Los Blancos nuk e frikëson përforcimin e ri të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ylli kroat ka thënë se gjiganti katalan nuk i frikësohet askujt dhe theksoi se pikërisht skuadra e tij e re është ajo që di t’u shkaktojë frikë rivalëve.

“I respektoj të gjithë, përfshirë Realin, por preferoj të flas për Barcelonën. Ne punojmë kështu, dhe jemi po ashtu të aftë që të shkaktojmë frikë”, deklaroi Rakitic gjatë një interviste me të përditshmen sportive katalane “Sport”.

“Është normale që ekipet më të mëdha të ndajnë rivalitet, por ne duhet të mendojmë vetëm për vetveten, kemi një grup prej më të mirëve në botë”, u shpreh ai.