Rakitic ka një ide se si shpërtheu koronavirusi në Spanjë

Ylli i Barcelonës Ivan Rakitic vuri në dukje efektet e koronavirusit gjatë vizitës së ekipit në Napoli në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar dhe thotë se ai e dinte se më e keqja do të vinte.

Sport

23/03/2020 09:22

Spanja është në një bllokadë të plotë me njerëz të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë dhe shteti ka pësuar 1720 vdekje të lidhura me virusin përfshirë 394 në 24 orët e fundit.

Barca e Rakitic vizitoi qytetin italian Naples më 25 shkurt për t’u takuar në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve – ashtu si Covid-19 po fillonte të ndikonte në vend, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka qenë befasuese. Kur shkuam në Napoli (në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar), njerëzit po flisnin shumë për të në Itali dhe unë i thashë Xavi (mjeku i ekipit) se kjo do të përkeqësohej”, Rakitic i tha Barca TV në një intervistë nga shtëpia e tij.

“Tani është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Do të doja të dilja në rrugë dhe të ecja, por nuk është e nevojshme. Ne duhet të jemi brenda. Mua nuk më pëlqen, por është e nevojshme dhe e rëndësishme”. /Lajmi.net/