Rakitic i Barcelonës

Mesfushori Ivan Rakitic është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës. Ylli kroat do të ketë numrin 4, që në të kaluarën i ka takuar legjendave si Ronald Koeman e Pep Guardiola.

Sport

01/07/2014 14:45

Ivan Rakitic është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës. Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeqare dhe ka marrë fanellën me numrin 4.

Nga sot, fillon zyrtarisht aventura e mesfushorit kroat në Camp Nou. Ai do të synojë t’i ndjekë hapat e legjendave si Ronald Koeman dhe Pep Guardiola që kishin numrin 4 në kohën kur ishin futbollistë të gjigantit katalan.

Kurse, së fundmi ai i ka takuar Cesc Fabregasit që u largua duke iu bashkuar Chelseas.

Rakitic erdhi në Barcelonë nga Sevilla në transferim me vlerë prej 20 milionë euro, dhe pas një Kampionati botëror me Kroacinë, ku nuk ishte në gjendje që t’i ndihmonte Kombëtares së tij të kualifikohet tutje nga Grupi A.

Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique e kërkoi fuqishëm Rakiticin, të cilin e konsideron si futbollist ideal për lojën e Barcelonës.