Rakitic: Edhe Man City u kënaq me Messin

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se edhe futbollistët e Manchester Cityt janë kënaqur duke e shikuar Lionel Messin në ndeshjen kundër tyre në Camp Nou.

Sport

19/03/2015 09:43

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka bërë shaka duke thënë se edhe futbollistët e Manchester Cityt janë kënaqur duke e shikuar Lionel Messin në duelin e tyre të mërkurën mbrëma në Camp Nou.

Ylli argjentinas shkëlqeu derisa Rakitic realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0, që e kualifikoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ai është i mrekullueshëm, fjalët nuk mund ta përshkruajnë kualitetin e Messit”, deklaroi reprezentuesi kroat për “Canal Plus”.

“Askush nuk e di se çfarë të thotë më për të. Mendoj se edhe futbollistët e Manchester Cityt u kënaqën duke e shikuar Messin duke luajtur. Shpresojmë që ai të vazhdojë kështu”, u shpreh Rakitic.