Rakitic: E patë edhe vet!

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se të gjithë e kanë parë sot performancën e skuadrës se tij e cila nuk u ndal edhe pse ishte duke udhëhequr takimin.

Sport

18/03/2015 22:53

Rakitic ka thënë se skuadra e tij nuk u ndal duke sulmuar edhe pse ishte duke udhëhequr takimin.

“Unë mendoj se skuadra jonë bëri një punë shumë të mirë. Ju të gjithë e keni parë performancën e Barcelonës. Nuk nuk jemi ndalur”.

“Sidoqoftë, tani vjen pjesa më e mirë e sezonit. Joe Hart kishte një ndeshje të shkëlqyer, por ne ishim shumë të mirë dhe e merituam fitoren”.

“Tani duhet ta shijojmë fitoren dhe të pushojmë mirë”, përfundoi kroati.